Serbi, Gjuric: Ndërkombëtarët kanë mbështetur krijimin e AKS, pasi kanë parë interes në të

63
Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuric, ka deklaruar se komuniteti ndërkombëtar ka mbështetur planin e Beogradit për Asociacionin e Komunave Serbe (AKS), pasi e ka parë interesin e saj në atë propozim.
Gjatë një interviste dhënë televizionit “Most” të Zveçanit, ai ka thënë se fakti që bashkësia ndërkombëtare e ka pranuar dhe mbështetur planin për AKS-në, mund të cilësohet si “sukses diplomatik”, transmeton Telegrafi.
Ai ka shtuar se politika e Qeverisë së Serbisë është e bazuar në ndërtimin e stabilitetit më të madh, besimit të ndërsjellë dhe marrëdhënieve të mira.
Gjuric beson se Serbia deri më tani ka arritur të fitojë mbështetje nga njerëzit më me ndikim në botë për planin e AKS-së, duke treguar se Asociacioni nuk është kundër askujt, dhe se qëllimi i vetëm i saj është të ndihmojë serbët në Kosovë të mbijetojnë.