Serbi, dy huliganë në pranga për sulmet ndaj bizneseve shqiptare

445
Sigal

SERBI – Dy persona janë arrestuar nga policia serbe për sulmet ndaj bizneseve shqiptare, të cilat ndodhën disa ditë pas incidenteve në ndeshjen mes kombëtareve të dy vende.
 
Një serb është arrestuar, sipas mediave, në Beograd për sulmin që bëri në një furrë buke në Novi Sad më 15 Tetor ndërsa një 18-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se sulmoi një ëmbëltore gjatë të dielës po në të njëjtin qytet në Serbi. 

embeltore ne serbi novi sad
(Ne foto: Embeltorja e sulmuar)

Drejtori i policisë serbe të Novi Sad ka paralajmëruar se po kryehen hetime për sulmet ndaj bizneseve shqiptare, ndërsa ka parlajmëruar se nuk do të tolerohet asnjë akt i tillë. 

Bizneset e shqiptarëve në Serbi, pas incidentit të ndodhur në stadiumin “Partizani” të Beogradit, janë bërë pre e sulmeve të hulihanëve serb. 

Madje sulmeve nuk i ka shpëtuar as xhamia e Suboticës e cila është sulmuar me bombë molotovi  në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Policia serbe për këtë rast thotë se ka në dorë videon nga kamerat e sigurisë, ku duken qartë dy personat që kanë kryer sulmin. Megjithatë policia serbe nuk ka një pamje të qartë për të identifikuar autorët. 


xhamia novi sad serbi

(Ne foto: Xhamia e sulmuar) 

Imami i Xhamisë së Suboticës, Selmo Drekoviç ka thënë se pavarësisht këtij sulmi ai nuk ndihet i kërcënuar dhe do të vazhdojë punën e tij normalisht.