Serbët ulin tonet për Kosovën, pas Vuçiç akademiku serb: Dialog, jo luftë!

50
Udhëheqësi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, Vladimir Kostiç, ka thënë që dialogu me Kosovën paraqet të ardhmen e popullit serb, andaj të gjithë duhet të paraqesin pikëpamje e tyre.
Kostiç ka thënë që akademia do të marrë pjesë në këtë dialog, megjithëse ende nuk kanë ndonjë ftesë zyrtare nga presidenti i Serbisë.

“Dialogu dhe diskutimi, jo lufta, është mënyra me të cilën ne duhet të vazhdojmë për të kapërcyer shekujt e keqkuptimeve mes dy kombeve. Është mirë që organizatat politike, institucionet, kisha, studiues të shquar, por edhe qytetarët e zakonshëm të shprehin idetë e tyre. Ndoshta do të ofrohet një zgjidhje që këto dy vende mund të përdorin për të përcaktuar një strategji”, ka thënë Kostiç, transmetojnë mediat.

Ndërsa avokati Azem Vllasi, ka thënë që presidenti i Serbisë duhet të ndërmarrë hapin e parë, duke braktisur iluzionin se Kosova është Serbi.