Separatistët zhvillojnë zgjedhjet në lindje të Ukrainës

489
Sigal

Separatistë e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës organizuan zgjedhje, të cilat Kievi dhe Perëndimi i konsiderohen “të paligjshme”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thonë se zgjedhjet e sotme të mbajtura në zonat e kontrolluara nga separatistët në rajonet e Donetskut dhe Luhanskut, do të pengojnë përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit që ka vrarë më shumë mbi 10,300 veta, që prej prillit të vitit 2014.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko tha se zgjedhjet “janë një tjetër shembull aktivitetit armiqësor të Rusisë.”

Moska nga ana tjetër thotë se zgjedhjet nuk paraqesin shkelje të marrëveshjeve të Minskut, që u hartua për t’i dhënë fund të dhunës.

Zgjedhjet pritet t’i fitoj kreu i tanishëm i rajonit të Donetskut, 37-vjeçari Denis Pushilin. I njëjti skenar përsëritet edhe në Luhansk, ku pritet të fitojë kreu i tanishëm i rajonit, Leonid Pasechnik. Që të dy, si Pushilin dhe Pasechnik kanë premtuar lidhje më të ngushta me Moskën.