Separatistët paraqesin rezolutën për shpalljen e pavarësisë së Katalonjës

469
Partitë separatiste katalanase paraqitën sot në Parlamentin rajonal një rezolutë, në të cilën shpallin pavarësinë e rajonit të tyre, të kërcënuar nën tutelën e qeverisë qendrore, njoftoi një zëdhënës i koalicionit indipendentist në pushtet në Katalonjë.
“Ne e shpallim Katalonjën si shtet të pavarur në formën e Republikës, lexohet në parathënien e kësaj rezolute të prezantuar nga indipendistët, që kanë maxhorancën absolute në Parlamentin rajonal”, theksoi zëdhënësi.
Rezoluta do t’i nënshtrohet në parim votimit gjatë një seance në parlamentin katalanas.
Sigal