Senatori amerikan shpreh hapur shqetësimin: Rrezik për luftë në Ballkan

459
Senatori amerikan dhe kryesuesi i komitetit të Senatit për forcat e armatosura John McCain, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën në Ballkan. Gjatë fjalës së tij në forumin e Brukselit të fondit gjerman Marshall të SHBA, theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, si dhe u ndal tek ndikimi rus në rajon.
John McCain tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është me rëndësi, pavarësisht se është një vend i vogël dhe ka një ushtri me më pak se 2000 trupa.

“Jam i lumtur të them se të Hënën ne do të fillojmë procesin e votimit për ratikifimin e protokollit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO”.

Sakaq, ai është shprehur shumë i shqetësuar për shkak të tensioneve, rivalitetit dhe potencialit të konfrontimit në Ballkan. “Unë jam shumë i shqetësuar për potencialin për konfrontime në Ballkan”, ka thënë ai, siç shkruan “European Western Balkans”.

“Kjo kërkon vëmendjen e Bashkimit Evropian, NATO¬s dhe të gjithë aleatëve që të përpiqen të parandalojnë disa nga këto kërcënime të krizës”, ka thënë ai, duke theksuar rëndësinë e pranimit të Malit të Zi në Aleancë.

Sipas tij, mos anëtarësimi i Malit të Zi në NATO do të ishte katastrofë absolute dhe pasojat do të ishin që do të tronditej i gjithë rajoni, që edhe kështu si është po jeton mes konfliktesh.

Ai ka kujtuar rolin dhe ndikimin rus dhe faktin se rusët tentuan grushtet në Mal të Zi dhe se ai grushtet nuk pati sukses.
Sigal