Senati i SHBA-së kufizon kompetencat e spiunimit

464
Senati i Shteteve të Bashkuara ka votuar për kufizimin e kompetencave të qeverisë për të mbledhur të dhëna nga bisedat telefonike.
Ligji, i njohur si Akti i Lirisë, vazhdon kompetencat e qeverisë, por me kufizime. Ligji zëvendëson Aktin Patriot dhe është mbështetur nga presidenti i SHBA-së, Barack Obama. 
Ai konsiderohet si mjet i nevojshëm për luftën kundër terrorizmit. Agjencia për Siguri Kombëtare e SHBA-së ka mbledhur të dhëna nga bisedat telefonike qysh pas sulmeve të 11 shtatorit, 2001.
Tani, me ligjin e ri, në vend se të mbledhë sasi të mëdha të të dhënave nga kompanitë e telefonit dhe internetit, Agjencia është e detyruar të kërkojë informacionin me urdhër të gjykatës
Sigal