Senati i amerikan bllokon ligjin e përgjimeve

435
Senati i Shteteve të Bashkuara ka bllokuar projektligjin, që do t’i jepte fund përgjimit të bisedave telefonike të amerikanëve nga Agjencia për Siguri Kombëtare e SHBA-së.
Senati po ashtu nuk ka arritur të autorizojë zgjatjen e përkohshme të ligjit aktual. Senatorët do të takohen përsëri më 31 maj, një ditë para se ligji të skadojë.
Spiunimi nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare është bërë publik në qershor të vitit 2013 nga ish-kontraktori i kësaj Agjencie, Edward Snowden, i cili tani jeton në Rusi.
Agjencia për Siguri Kombëtare e SHBA-së ka spiunuar edhe disa firma evropiane. Në mesin e individëve në shënjestër ka qenë edhe kancelarja gjermane, Anegla Merkel.
Sigal