Senati amerikan miraton projektligjin për Buxhetin 400 miliardë dollarë

517
Senati amerikan ka votuar për miratimin e marrëveshjes për buxhetin prej 400 miliardë dollarësh.
Marrëveshja ka kaluar me 71 vota në favor të saj dhe tani duhet të kalojë te Dhoma e Përfaqësuesve.
Plani 600 faqësh propozon një rritje të shpenzimeve, me rreth 300 miliardë dollarë, për shërbimet e mbrojtjes dhe ato të brendshme. Ligjvënësit, megjithatë, luftuan për të kapërcyer kundërshtimet e minutës së fundit nga senatori republikan Rand Paul.
Sigal