Sekuestrohet kokainë më vlerë 5 mln dollarë në Indi

40

Policia në Mumbai të Indisë ka arrestuar katër persona si dhe ka sekuestruar një sasi të madhe droge, që kishte si destinacion kryeqytetin e Afrikës së Jugut, Johannesburg.

Sipas “Reuters”, policia ka sekuestruar 14 kg kokainë, e cila sipas përllogaritjeve të ekspertëve do të kapte shifrën e 5 milionë dollarëve.

Nga ky aksion në pranga kanë rënë tre burra nigerianë dhe një grua nga Brazili.

Policia vendase ka nisur kontrollet për këtë grup, ndërsa hetimet gjithashtu janë shtrirë edhe në Afrikën e Jugut me qëllim identifikimin e kartelit të trafikantëve të drogës.