Sekuestrohet 400 gram hashash, arrestohen 4 persona në Elbasan

520
Policia e Elbasanit ka sekuestruar 0.4 kg kanabis dhe ka arrestuar 4 poseduesit e drogës. Në pranga kanë rënë shtetasit A.B., 17 vjeç; E.B, 17 vjeç; Romario Shqerra, 20 vjeç dhe Orest Kardhiqi, 20 vjeç , që të katërt, banues në Elbasan. Këta shtetas, u arrestuan nga efektivat e policisë, në lagjen “Sulë Papri”.
Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, grupi hetimor ka ushtruar një kontroll në automjetin “Benz” me targa EL 9191 A, në pronësi të shtetasit Romario Shqerra, ku ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 400 gr lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, automjetin tip “Benz” me targa EL 9191 A, katër aparat telefoni celular dhe 10.000 lekë të reja. Materialet iu kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sigal