Sekuestrohet 4.5 tonë kokainë/ Vlera 1 miliardë Euro

482
Sigal

Porti i Hamburgut vijon të jetë porta kryesore e kokainës që trafikohet nga Amerika Latine drejt Gjermanisë.

Sot në këtë port janë sekuestruar 4. 5 ton kokainë me një vlerë prej 1 miliard euro. Sipas autoriteteve gjermane kjo është sasia më e madhe kapur ndonjëherë.

Kokaina ishte fshehur në 211 çanta sportive.

Autoritetet doganore konfiskuan një rekord prej mbi 4.5 ton kokainë në një kontenier në Hamburg, në Gjermaninë veriore, me një vlerë rruge prej gati 1 miliardë euro (1.1 miliardë dollarë), njoftuan zyrtarët të Premten.

Droga u zbulua dy javë më parë gjatë një kontrolli rutinë, duke rezultuar në dërgesën më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në Gjermani.

Më shumë se 4,200 pako në 211 çanta sportive u zbuluan në një kontejner mallrash që pretendohej të ishte me fasule. Dërgesa po transportohej nga Monte Video në Uruguay, përmes Hamburgut, në Antwerp, të Belgjikës.

‘Ky konfiskim është më i madhi i kokainës në Gjermani’, tha agjencia doganore e Hamburgut në një deklaratë për media.

‘Supozohet se kjo kokainë është e cilësisë së lartë, ajo mund të përzihet e si rrjedhojë të trefishohet në sasi.

Nëse kokaina do të hidhej në tregun e zi, ajo do të kapte një vlerë prej afro 1 miliardë euro,’ vijon më tej deklarata.

Kokaina tashmë është shkatërruar në fshehtësi të plotë dhe nën masa të rrepta sigurie.