Sekuestrohen 3500 kg drogë, 15 të arrestuar në Siçili

476
Të paktën 15 persona kanë rënë në pranga në një operacion të agjentëve të Guardia di Finanza në Katania, shqiptarë e italianë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Sipas agjencisë së lajmeve “Agi”, hetimet e palës italiane kanë dokumentuar ekzistencën e dy organizatave kriminale, të përbëra kryesisht nga shtetas shqiptarë, që edhe pse të stabilizuar prej kohësh në Itali garantonin furnizimin me marijuanë falë kontakteve me bashkëkombasit e tyre. Dy grupet, njëri me bazë në rajonin e Lacios dhe tjetri në Katania e Raguza, furnizonin me kanabis disa klane kriminale kataneze, të përfshira në mafien lokale. Nëntë nga 15 personat e arrestuar janë shtetas shqiptarë, të identifikuar si Oresti Mufali, Albert Shqau, Erion Muçaj, Emir Baja, Jodian Shametaj, Emiliano Shametaj, Gentian Hoxhaj, Fation Hoxhaj dhe Erson Zuka, mosha e të cilëve varion nga 25 në 46 vjeç. 
Sigal