Sekuestrohen 163 mijë litra naftë kontrabandë në Itali, ngarkesa vinte nga Shqipëria

423
Sigal

Policia italiane ka bllokuar 163,000 litra naftë kontrabandë në portin e Ravennas në Itali, e cila vinte nga Shqipëria.

Operacioni u zhvillua sot nga Guarda di Finanza, ndërsa punonjësit e portit kanë kontrolluar pesë cisterna me naftë, të ardhura nga Shqipëria për tregun italian.

Sasia e naftës, 163 mijë litra ishte futur në territorin italian pa TVSH, përmes përdorimit të dokumenteve fiskale të cilat, në një ekzaminim të plotë rezultuan të rreme.

Pesë cisternat e naftës, iu nënshtruan konfiskimit dhe përfaqësuesit ligjorë të tre kompanive importuese u vunë nën hetim nga Prokuroria Publike në Ravenna.