Sekuestrohen 13 ton marihuanë në brigjet e Turqisë

456
Rojet bregdetare të Turqisë kanë sekuestruar 13 ton marihuanë pluhur. Burime nga ministria e Brendshme e Turqisë bënë me dije se droga u gjet në një anije me regjistrim të Bolivisë, ndërsa ajo ishte nisur nga porti Pobruk i Libisë. Operacioni u zhvillua mbrëmjen e së martës, në ujërat ndërkombëtare.
Sipas ministrisë, Turqia para se ta realizoj operacionin është konsultuar me qeverinë boliviane. Sakaq, Ministria nuk ka njoftuar nëse kanë bashkëpunuar me autoritetet në Libi, vend i cili është në kaos që nga rënia e dikatorit Muamer Gadafi.
Sakaq, anija është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa po transportohet drejt ujërave territoriale të Turqisë, së bashku me dhejtra persona, që dyshohet të jenë pjesë e trafikut të drogës.
Sigal