Sekuestrohen 110 kg marijuanë në aksin Kakavijë-Janinë, 2 të arrestuar

475
Policia greke ka sekuestruar 110 kilogram marijuanë në aksin rrugor Kakavijë-Janinë të fshehur në një automjet. Në pranga kanë rënë dy grekë 22 dhe 24 vjec, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Pas informacioneve të marra, policia greke ka ushtruar kontroll ne mjetin që lëviznin dy grekët dhe sekuestroi 110 kilogram e 304 gram marijuanë si dhe 100 euro. Operacioni u zhvillua në kilometrin e 12 të aksit rrugor Kakavijë-Janinë.

Dyshohet se lënda narkotike ka ardhur nga Shqipëria. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në prodhim dhe trafikim narkotikësh.
Sigal