Sekreti, Donald Trump: Ja kush më ndihmoi të mposht Clinton

448
Sigal

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka treguar sekretin se si arriti të fitojë në garën presidenciale.

Në një intervistë për CBS, Trump tha se rrjetet sociale e ndihmuan shumë që të triumfojë përballë rivales demokrate Hillary Clinton.

“Rrjetet sociale më dhanë një armë që të luftoja ndaj metodave manipulative kundër meje në media”, tha presidenti i zgjedhur i SHBA-ve.

Trump është shprehur se ‘Twitter’­ e ka ndihmuar më tepër gjatë garës presidenciale, ndërsa i cilëson rrjetet sociale si të mrekullueshme dhe me impakt mjaft të lartë tek publiku.

Megjithatë Donald Trump ka thënë se tani që është shpallur fitues do kufizojë përdormin e ‘Twitter’ dhe ‘Facebook’.