Sekretari Mattis në një vizitë të papritur në Kabul

488
Sekretari i amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis tha se strategjia e re e Shteteve të Bashkuara për të thyer statu quo-në me kryengritësit talebanë, nuk do të thotë heqje dorë nga lufta në Afganistan.
“Me strategjinë tonë të re në Azinë Jugore do të jemi më të vendosur për të mbështetur Afganistaninin, ndërsa forcat tuaja përparojnë kundër terroristëve”, tha Mattis gjatë një vizite në Kabul të mërkurën. “Ne nuk do ta braktisim Afganistanin tek një armik i pamëshirshëm që rrugën e tij drejt pushtetit kërkon ta shtrojë me vrasje”, tha ai.
Disa orë pas mbrritjes së zotit Mattis, një sulm me raketa në aeroportin e Kabulit plagosi pesë persona.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i cili gjithashtu ndodhet në Kabul, konfirmoi angazhimin e aleancës në Afganistan.
“NATO nuk heq dorë kur situata vështirësohet. Ne i mbajmë premtimet”, tha ai.
Plani i Presidentit Donald Trump për Afganistanin i njoftuar muajin e kaluar, parashikon një rol më të madh të atyre që cilësohen si “lojtarë rajonalë”, përfshirë Indinë, për të ndihmuar në thyerjen e statu quo-së me kryengritësit talebanë.
Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin indian, zoti Mattis vlerësoi kontributin e “paçmuar” të Indisë në Afganistan dhe përshëndeti “përpjekjet e mëtejshme për të promovuar demokracinë, stabilitetin dhe sigurinë e Afganistanit”.
Homologja e tij indiane, ministrja e Mbrojtjes Nirmala Sitharaman, premtoi të forcojë bashkëpunimin me Kabulin edhe pse përjashtoi dërgimin e trupave indiane atje.
Sigal