Sekretari i Shtetit të Vatikanit Kardinali Pietro Parolin do ta vizitojë Kosovën në muajin qershor

491
Sigal

Sot, gjatë meshës së shenjtë në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, Delegati Apostolik për Kosovë Mons. Jean-Marie Shpeich dhe Imzot Dodë Gjergji, shpallen solemnisht se Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Eminenca e Tij Kardinali Pietro Parolin, do të vizitoj Kosovën, më 9-10 qershor 2019.

Sekretari i Shtetit Parolin do të kremtojë meshën e shenjtë në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, më 9 qershor në ora 11:00, që koincidon festa e Rrëshajëve, gjatë së cilës do t’i krezmojë kandidatët e Famullisë së Prishtinës, kurse në të njëjtën ditë, në ora 18:00 do ta (ri)shugurojë Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren.

Është vizita e parë në historinë e Kishës sonë në Kosovë, që një personalitet i lartë, përkatësisht Sekretari i Shtetit të Vatikanit e viziton Kosovën, prandaj edhe një akt historik i këtyre viteve dhe muajve që e kanë karakterizuar realitetin e raporteve të Kishës dhe të Vendit tonë me Selinë e Shenjtë./drita.info