Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon akuzon qeverinë siriane për “akte mizore”

458
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, ka kritikuar qeverinë e presidentit Bashar al-Assad, për “akte mizore” dhe “abuzime të pafalshme” ndaj civilëve. Pasi informoi Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së rreth prioriteteve të vitit 2016, Ban tha se imazhet e tmerrshme të civilëve të uritur në qytetin e rrethuar Madaja kanë treguar për një luftë “tronditëse dhe çnjerëzore”.
“Më lejoni të jem i qartë: përdorimi i urisë si armë lufte, është një krim lufte”,- ka thënë Ban Ki-Moon. “Unë do të thoja se ata po mbahen peng, por ata janë edhe më keq. Pengjet mbahen të ngopura”, -shtoi ai. Në Madaja dhe dy fshatra të tjera për herë të parë janë dërguar ndihma më 11 janar.
Sigal