Sekretari i Mbrojtjes: Reagim ushtarak masiv nëse Koreja e Veriut përdor armë bërthamore

660
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis theksoi sot se Koreja e Veriut do të përballej me një reagim ushtarak masiv nëse do të përdorë armë bërthamore.
“Çdo sulm kundër SHBA-së apo kundër aleatëve tanë do të mposhtet”, deklaroi James Mattis, në vizitë në Korenë e Jugut, aleate e SHBA-së.
“Çdo përdorim i armëve bërthamore nga Koreja e Veriut do të provokojë një reagim ushtarak masiv, efektiv dhe dërrmues”, theksoi zyrtari amerikan në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun koreano-jugor, Song Young-Moo.
“Uashingtoni nuk pranon një Kore Veriu me armë bërthamore”, theksoi sekretari amerikan i Mbrojtjes.
Mattis nuk ka specifikuar se çfarë lloj arme bërthamore do të shkaktonte një reagim ushtarak amerikan.
Ministri koreano-verior i Punëve të Jashtme, Ri Yong-Ho deklaroi në muajin shtator në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, se vendi i tij do të testonte një bombë bërthamore mbi Oqeanin Paqësor.
Sigal