Sekretari Amerikan i Shtetit: Vlerësojmë miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin midis SHBA dhe BE

472
Sekretari Amerikan I Shtetit, Rex Tillerson, në kuadër së Ditës së Evropës ka shprehur vlerësimin e SHBA-ve për bashkëpunimin midis tyre dhe Bashkimit Evropian. Tillerson shprehet se ky bashkëpunim afatgjatë vjen për shkak të vlerave të përbashkëta demokratike dhe lidhjeve të forta ekonomike.

Fjala e plotë e Tillerson: 

Në nder të Ditës së Evropës, unë u bashkohem gjithë amerikanëve duke ju uruar më të mirat qytetarëve të Bashkimit Evropian. 
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë një partnership të gjatë dhe të fortë bazuar në vlerat tona demokratike, lidhjeve të forta ekonomike, dhe angazhim të përbashkët në adresimin e sfidave globave.
Shtetet e Bashkuara vlerësojnë thellësisht rolin e Bashkimit Evropian në promovimin e paqes, sigurisë, të drejtave njerëzore, dhe prosperitetit në Evropë e në botë. Bashkimi Evropian ka qëndruar me ne në përballë çështjeve të sigurisë ndërkombëtare dhe është një partner në rritje i rëndësishëm në përballjen me terrorizmin dhe ekstremizmin. Ne punojmë ngushtë me Bashkimin Evropian në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi si dhe koordinojmë asistencën tonë humanitare në mbarë botën.
Shkëmbimet dhe investimet tona të përbashkëta, të cilat llogariten tek pothuajse gjysma e outputit global dhe një të tretën e shkëmbimeve botërore, përforcojnë këto lidhje dhe krijojnë miliona punënë të dyja anët e Antlantikut. 
Teksa lidhja kulturore mes njerëzve tanë na afron, kjo ndodh dhe me interesat tona të përbashkëta. 
Teksa nderojmë shpirtin e Ditës së Evropës, ne vlerësojmë miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Sigal