Sebastian Kurz bëhet lideri më ri në botë, fiton zgjedhjet në Austri

102
Sebastian Kurz, 31 vjeç, do të jetë udhëheqësi më i ri në botë pasi është kandidati më i votuar për kancelar të ardhshëm të Austrisë.
Partia e tij ÖVP (Partia Popullore e Austrisë) ka fituar më shumë vota në zgjedhjet e zhvilluara ditën e sotme në Austri.
Partia e Sebastian Kurz – ÖVP ka arritur të grumbullojë 30.2% të votave. Ai ndiqet nga partia aktuale në pushtet, SPO, e kancelarit aktual Christian Kern, e cila ka arritur 27.1%.
Edhe pse procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende, çdo gjë flet për Sebastian Kurz.
Në mandatin e fundit qeveritar, Sebastian Kurz ka qenë ministër i Jashtëm dhe i Integrimeve në Austri.