Seanca për demarkacionin në Kosovë/ Vjen reagimi nga Hahn: Gazi s’ka vend në Parlament

103
Për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar edhe komisioneri evropian për zgjerim, Johannes Hahn.
“E dënoj fuqishëm përdorimin e gazit lotsjellës. Një sjellje e tillë nuk ka vend në demokraci. Në këtë ditë të rëndësishme, liderët kosovarë duhet të jenë të përgjegjshëm dhe ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit. Qytetarët e tyre vetëm mund të përfitojnë nga ky hap drejt liberalizimit të vizave”, ka thënë Hahn.
Aktualisht Kuvendi është në pauzë për shkak të hedhjes së gazit për herë të dytë nga deputetët e VV-së.