Seanca konstituive në 2 tetor Borovina: Zgjedhim kryetarin

446
Sigal

Kryesuesja e seancës konstituive, Flora Brovina, ka konfirmuar se seanca e radhës do të mbahet të enjten e javës së ardhshme, përkatësisht më 2 tetor. Brovina ka thënë për mediat në Kosovë se është duke u përgatitur seanca dhe me kohë do t’iu dërgohen ftesat deputetëve. “Përgatitjet për thirrjen e seancës kanë filluar dhe gjatë javës së ardhshme do mbahet seanca. Besoj, se të enjten e javës së ardhshme do të kemi seancën e radhës”, ka thënë Brovina . Sipas Borovinës në seancën e radhës do të konstituohet Kuvendi i Kosovës për t’i hapur rrugë pastaj formimit të Qeverisë. “Në seancë shkojmë më të përgatitur dhe besoj se do të konstituohet Kuvendi”, ka theksuar ajo. Seanca e fundit dështoi pasi PDK nuk arriti të zgjedhë Arsim Bajramin në krye të Kuvendit. Pas kësaj, Brovina ndërpreu seancën, ndërsa vazhdimisht është kërcënuar nga LDK, AAK, NISMA dhe VV se do ta thërrasin vetë seancën nëse këtë nuk e bën kryesuesja.