Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të premten në orën 16:00

417
Kryesia e Kuvendit ka vendosur se seanca e radhës të mbahet ditën e premte, në ora 16:00.
Kështu ka bërë të ditur kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë.
Edhe kësaj here, mbledhja e kryesisë ishte bojkotuar nga shefat e grupeve parlamentare të VV’së, AAK’së dhe NISMA’s.
Ndërkohë sot Presidentja e Kosovës zhvilloi një takim me liderët e Opozitës për të diskutuar për kalimin e krizës politike që ka përfshirë Kosovë.
Sigal