Sean Penn për Associated Press: Nuk pendohem për intervistën me El Chapon

481
Aktori hollivudian Sean Penn nuk është penduar për intervistën e fshehtë të realizuar me trafikantin më të madh meksikan, Hoakin el Chapo Guzman.
I pyetur nga Associated Press nëse ishte i shqetësuar për imazhet e publikuara nga policia meksikane, ku ai shfaqej duke i shtrënguar dorën baronit të drogës, Penn u përgjigj se ska asgjë për të fshehur, përkundrazi.
Aktori dhe regjisori i famshëm i industrisë amerikane të filmit nuk iu përgjgj pyetjes nëse Guzman ka lexuar artikullin para publikimit në revistën Rrolling Stone.
Gjithashtu ai preferoi të heshtë edhe për pyetjen nëse bëri sa duhet për të mbrojtur burimin e tij, pasi sipas informacioneve takimi i tij në xhunglen meksikane bëri që autoritet meksikane të bien në gjurmët e bosit të kartelit të Sinaloas.
Aktori u kritikua për intervistën, ku një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë e quajti çmenduri kurse republikani Marco Rubio tha se intervista ishte “groteske”.
Në artikullin e Rolling Stone, Guzman shprehet se ishte furnizuesi kryesor në botë i heroinës, metamfetaminës, kokainës dhe marijuanës.
Guzman u arratis nga burgu i sigurisë së lartë për të dytën herë, nëpërmjet nëj tuneli 1.5 kilometër të gjatë që kishte hapur në kabinën e dushit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paraqitur kërkesën për ekstradimin e tij, procedurë e cila mund të marrë një vit kohë.
Sigal