Schwarzenegger i nënshtrohet një operacioni urgjent

537
Aktori i mirënjohur holliwoodian i është nënshtruar urgjent një operacioni në zemër.
“TMZ” citon burime pranë aktorit 70-vjeçar, sipas të cilëve Schwarzenegger i është drejtuar të Enjten spitalit për zëvendësimin e valvulës së kateterit.
Mjekët ishin përgatitur edhe për planin B, nëse zëvendësimi i valvulës dështonte dhe u detyruan ta kryenin operacionin me zemrën e hapur.
Sipas medias ndërkombëtare, operacioni zgjati për disa orë.
Kjo nuk është hera e parë që Schwarzenegger ka hyrë nën thikë për një operacion në zemër.
Në vitin 1997 ai zëvendësoi një valvul aoartale.
Gjendja aktuale e “Terminatorit” tashmë paraqitet stabile.
Sigal