Schultz në krye të PE, Meta: Schulz mesazh pozitiv për të ardhmen e BE-së

524
Sigal

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, ka shprehur urimet e tij për rizgjedhjen e Martin Schulz në krye të Parlamentit Evropian. “Zgjedhja e Martin Schulz është mesazh pozitiv për të ardhmen e BE-së. Schulz është mik i Shqipërisë dhe avokat i integrimit evropian te rajonit”, ka shtuar më tej në fjalën e tij kreu I Kuvendit, Ilir Meta. Martin Shulz, u rizgjodh dje si kreu i Parlamentit Europian. Schulz, mori edhe mbështetjen e grupimit të PPE, duke u bërë kështu Presidenti i parë që merr dy mandate në krye të Parlamentit Europian, institucion, i cili nisi sot nga puna me përbërjen e re të zgjedhur në votimet e mbajtura në muajin maj.