Schengen-i është në rrezik, paralajmëron Gjermania

486
Gjermania ka paralajmëruar se lëvizja e lirë në zonën Schengen është në rrezik, pasi vendet nordike lajmëruan se do të kryejnë kontroll në kufijtë e tyre për të parandaluar fluksin e emigrantëve.
“Liria e lëvizjes është një princip i rëndësishëm, një nga arritjet më të mëdha të Bashkimit Europian në vitet e fundit. Schengen-i ka vlera të mëdha, por gjendet në rrezik”, deklaroi zëdhënësi i ministrit të jashtëm gjerman Martin Schaefe, kur ai u pyet për kontrollet që Danimarka dhe Suedia kanë nisur në kufijtë e tyre. Sipas AFP, liderët europianë e konsiderojnë situatën mjaft shqetësuese.
Javën e kaluar Norvegjia lajmëroi se do të nisë që të kthejë pas refugjatët pa viza të cilët vinin nga vendet e tjera pjesë e Schengen-it, e në veçanti nga Suedia. Kurse Steffen Seibert, zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Mergel u shpreh se lëvizja e lirë në 28 vendet e BE-së varej nga ruajtja më e mirë e kufijve.
“Na duhet një strategji e përbashkët. Është e nevojshme ti bëjmë ballë kësaj krize të vështirë”.
Në vitin 2015, mbi 1 milionë emigrantë vërshuan në Europë.
Sigal