Schaeuble paralajmëron Europën – “Do të ishte katastrofike ndarja lindje-perëndim”

483
Ndarja e vijave të reja mes Europës lindore dhe asaj perëndimore do të ishte katastrofike, sidomos pas Brexit, deklaroi kreu i financave gjermane, Wolfgang Schaeuble.
Ndër të tjera, falkoi gjerman e konsideroi Brexit si diçka pa sens. “Ne duhet të jemi të qartë; do të kemi një të ardhme të mirë, pasi historia e ka treguar këtë, nëse e mbajmë Europën të bashkuar, dhe kjo do të thotë, të gjithë Europën”, shtoi ai.
Me lindje, ai i referohet kryesisht vendeve si Polonia dhe Hungaria, që së fundmi janë përplasur ashpër me Brukselin, veçanërisht për çështje si ajo e emigrantëve.
Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron ka qenë mjaft i ashpër me këto dy shtete së fundmi. Vetë Brukseli është i bindur se, Varshava dhe Budapesti po i largohen vlerave demokratike europiane, si liria e fjalës dhe sundimi i ligjit.
Gjermania, për shkak edhe të historisë që ka me Poloninë, ka qenë më pak e ashpër në këtë drejtim.
Sigal