Sarajevë: Akuza për terrorizëm, arrestohen 11 islamikë

473
Njëmbëdhjetë persona, disa prej të cilëve të akuzuar për lidhjet me grupin e Shtetit Islamik dhe për përgatitjen e një akti terrorist, u arrestuan sot në një operacion kundër islamikëve boshnjakë, theksoi policia. “Të paktën 11 persona u arrestuan. Ata ishin të dyshuar për terrorizëm, financim dhe përgatitjen e një akti terrorist si dhe kishin nxitur aspiruesit për xhihad për të shkuar në frontet jashtë vendit”, deklaroi një zëdhënës i policisë. Sipas televizioni publik, FTV, një prej liderëve të lëvizjes islamike boshnjake, Kemal Muric, bënte pjesë mes personave të arrestuar. Operacioni u zhvillua në disa lagje të Sarajevës, veçanërisht në Rajlovac ku dy ushtarë boshnjakë u vranë në muajin nëntor pas një sulmi me armë automatike të kryer nga një islamik, i cili u vetëvra.
Sigal