Samiti i G7 në Bari, monitorim me telekamera dhe drona

612
Nis sot në Bari të Italisë Samiti i vendeve të G7. Për 3 ditë rresht do të zhvillojë punimet mbledhja ministeriale e Ministrave të Financës e Guvernatorëve të Bankave Qëndrore të 7 vendeve anëtare, në praninë e Komisionerit të lartë të BE për çështjet ekonomike e monetare, Guvernatorit të Bankës Qëndrore Europiane, krerëve më të lartë të Organizatave Ndërkombëtare si dhe të ekonomistëve e gazetarëve.

Katër janë çështjet kryesore që do të merren në diskutim përgjatë këtij Samiti:

-rritja ekonomike e lufta kundër pabarazive;
-koordinimi i institucioneve financiare ndërkombëtare
-siguria cibernetike e lufta kundër financimeve terroriste
-taksimi ndërkombëtar;
Në vigjilje të këtij Samiti, Ministri italian i Ekonomisë e Financave Pier Carlo Padovan, ka deklaruar se Italia do t’i propozoj vendeve të G7 idenë e emërimit të një Ministri unik të ekonomisë për Eurozonën.

“Kjo është një ide e hershme e qeverisë italiane, është shprehur ai. Është e nevojshme emërimi i një Minsitri unik për ekonominë e Eurozonës për të koordinuar politikat e saj në tërësi e jo vetëm politikat kombëtare.”

Qytetit i Barit mikpret Samitin e G7 nën rregullat e sigurisë së lartë e me mesazhin e ndricuar në hyrje të urës së Adriatikut “Ëelcome to Bari, city of chance, ëhere no one is a foreigner”.

250 telekamera të instaluar në të gjithë qytetin e të lidhura me 338 sy elektronikë në sallën operative të Prefekturës së Barit, do të mbikqyrin qytetin së bashku me 3 drona e mbi 1500 agjentë policie.

Përgjatë punimeve të samitit pritet të zhvillohen dhe 3 protesta të grupimeve e organizatave OJQ e të autorizuara nga policia italiane.
Sigal