Samiti i Diasporës – Ymeri: Mërgata shqiptare është më e bashkuar, sesa jemi të bashkuar ne këtu si shtete

406
Sigal

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, deklaroi se Samiti i Diasporës duhet të ketë vazhdimësi efektive.

Ymeri: Do të duhet të ishte më mirë i strukturuar dhe do të duhej të kishte dhe vendime të zbatueshme në të ardhmen. Konsideroj se mërgata shqiptare kudo ku jetojnë shqiptarët është e bashkuar sesa jemi të bashkuar ne këtu si shtete. Ne duhet ti marrim shembull sesi bashkohen shqiptarët për të mirën e përgjithshme.

Marrëveshjen e arritur për kodin telefonik, Ymeri e cilëson të papranueshme.

 Ymeri:Ky kod telefonik nuk po i ndahet Kosovës ose nuk duhet të jetë i Kosovës, po i ndahet Kosovës me pëlqimin e Serbisë që i bie që titullar, pronar i kodit, të jetë Serbia dhe Serbia pastaj të japë pëlqimin që këtë ta administrojë Kosova. Është absolutisht e papranueshme për ne.Ne kemi një rezolutë të Kuvendit ku kërkohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë të aplikojnë kodin +355.

Për vdekjen e Astrit Deharit, kreu i Vetëvendosjes tha se kërkon drejtësi dhe se Prokuroria nuk ka prova për vetëvrasje.

 Ymeri: Prokuroria deri me 15 nëntor, tre ditë para nxjerrjes së përfundimit për vetëvrasje, nuk ka pasur as vetë qasje në këto prova. Vdekja e një aktivisti në burg është dhe pikëpyetje për demokracinë.

Visar Ymeri tha se për këtë rast “shteti është i angazhuar të fshehë të vërtetën, dhe kjo tregon se drejtësia është e kapur”.