Samiti i Davos/ Të gjithë sytë te çorapet e kryeministrit kanadez

223
ZVICER – Kryeministri kanadez Justin Trudeau jo pak herë është bërë temë e mediave lidhur me ‘look’-un e tij të veçantë. Çorapet e tij janë bërë objekt diskutimi gjatë samitit të Davos në Zvicër.
Ndërkohë që po diskutohej për fuqizimin e femrave në botë, ai ngriti pantallonat e tij, duke shfaqur në këtë mënyrë çorapet e tij. Çorapet që kishte veshur kreyeministri ishin ngjyrë vjollcë dhe në to ishin të vizatuara disa rosa të verdha.
Ndërkohë, politikanët e tjerë kanë refuzuar që të komentojnë mbi shijet e tij të modës.