Samiti i Ballkanit, Hahn: BE 180 mln euro për projektet e Ballkanit

513
PRISHTINE – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi ka hapur konferencën ministrore të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku theksoi se ky takim i rëndësishëm ndikon në investimet e infrastrukturës rajonale dhe komunikimin e qytetarëve në rajon. Thaçi tha se sot po nisin hapat e parë konkret për bashkëpunimin me vendet rajonale, çka është një nga elementet kryesore drejt Bashkimit Europian.
Ministri i Jashtëm Kosovar tha më tej se Kosova e ka vendin në BE dhe do të vazhdon të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe se kjo konferencë është një hap më tutje në arritjen e këtij qëllimi.
Ndërkohë në fjalën e tij përshëndetëse Komisionari Europian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn, tha në konferencën e ministrave të Jashtëm se ka kërkuar nga përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit që të punojnë në projekte konkrete, veçanërisht në energjetikë dhe në transportin hekurudhor për përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës së tyre. Ai përmendi projekte konkrete dhe investime deri në 180 milionë euro. Hahn ka inkurajuar që të gjitha vendet e Ballkanit të pajtohen mes tyre dhe të punojnë në implementimin dhe realizimin e marrëveshjeve.
Kjo konferencë vjen pas asaj të Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit.
Ora 12:57 Thaçi: Vizita e Daçiç mesazh që marrëdhëniet po normalizohen
Zevendeskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi i pyetur lidhur me takimin mes tij dhe Ministrit te Jashtem serb Ivica Daçiç tha se kjo është shenjë e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Sot ka qenë kënaqësi e madhe që kemi pritur Komisionerin Hahn dhe Ministrat e Rajonit. Në këtë kuadër edhe të Ministrit të Jashtëm serb. Ne kemi kaluar kohë të gjatë bashkë. Pjesëmarrja e tij është një kontribut shtesë për zotimet dhe projektet që kemi ndërmarrë. Në të njëjtën kohë që kemi zhvilluar në Bruksel kemi ritheksuar se nuk mjaftojnë vetëm marrëveshjet ekonomike por edhe investimet ekonomike. Tani më vizita të tilla nuk kanë më karakter historik por janë normale dhe ky është mesazh i qartë se marrëdhëniet tona po normalizohen.” u shpreh Thaçi
Ora 12:53 Hahn: Deri ne 2030 projekte konkrete per afrimin e vendeve te rajonit
Komisioneri per Zgjerim ne BE Johannes Hahn tha se deri ne vitin 2030, Bashkimi Evropian synon qe ne rajon te jene finalizuar nje sere projektesh qe kane per qellim lidhjen e vendeve te Ballkanit Perendimor.
“Të pajtohemi me listën e projekteve. Sigurisht duhet të ketë prioritete, por vendet duhet të kenë parasysh nevojat për të përmbyllur projektet brenda vitit 2030. Këto investime rajonale do të sjellë sa më afër njerëzit që të krijojmë zhvillim dhe vende të reja të punës. Të ju japim perspektivë njerëzve dhe mundësi. Bashkimi Evropian nuk është vetëm në dispozicionin tuaj por jemi të interesuar për Ballkanin Perëndimor për perspektiva evropiane dhe pranimi në të ardhmen në familjen evropiane. Dhe pas listimit të projekteve hapi i ardhshëm është dimensioni financiar. Sigurisht që Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE. Prandaj nga përfaqësia evropiane ka interes për përmbushjen e këtyre detyrave. Për liberalizimin e vizave duhen plotësuar disa kushte. Nuk bëhet fjalë por është në interesin tuaj dhe në atë tonin gjithashtu.” tha Hahn 

10:20 Hahn: Ballkani Perëndimor të punojë bashkë për ekonominë 

Komisioneri i Bashkimit Europian për Politikë të Fqinjësisë e Negociatave për Zgjerim, Jonhanes Hahn ndërsa ka përshëndetur organizimin e kësaj konference ka deklaruar Ballkani Perëndimor duhet të punojë bashkë për ekonominë.
Kjo sipas tij arrihet përmes nxitjes së investitorëve apo edhe reduktimit të kostove dhe kohës mes vendeve.
Hahn deklaroi gjithashtu se BE ka vënë në dispozicion të projekteve të përbashkëta 180 milionë euro.
Në përfundim të fjalës së tij, Jonhanes Hahn theksoi se me projekte konkrete ndërlidhen njerëzit dhe i japim rajonit një perspektivë finale.
“Njerëzit të lëvizin lirshëm. Ballkani Perëndimor të punojë bashkë për ekonominë. Të nxitet ekonomia në Ballkan për të afruar investitorë. Të reduktohen kostot e koha e transportit mes vendeve. Të krijohet një rrjet bazë i transportit. BE 180 milionë Euro fond për projektet e përbashkëta. Keni mbështetjen e KE. Besoj se me projekte konkrete ndërlidhim njerëzit dhe ti japim Rajonin perspektivën finale.”- u shpreh Jonhanes Hahn.
Ora 10:05 Thaçi: Dialogu me fqinjët, element kyç për në BE dhe NATO 
Ministri i Jashtëm i Kosovës i pranishëm në konferencën ministrore të shteteve të Ballkanit Perëndimor, “Western Balkans’ 6”, deklaroi se synimi për Kosovën është integrimi në BE dhe në NATO dhe sipas tij dialogu me fqinjët është element kyç për në BE dhe NATO.
“Synim është integrimi në BE dhe në NATO. dialogu me fqinjët, element kyç për në BE dhe NATO. Të kemi normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kosova është faktor stabiliteti në Ballkan. Kjo konferencë e rëndësishme për të ardhmen tonë.”- tha Hashim Thaçi
Nga Serbia:
Ivica Dacic – Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Punëve të Jashtme
Zorana Mihajlovic – Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Telekomunikacionit
Nga Mali i Zi:
Igor Lukshiq – Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Punëve të Jashtme
Ivan Brajovic – Ministër i Transportit
Nga Bosna dhe Hercegovina:
Osman Topçagiq – Kryesues i Departamentit për BE në Ministrinë e Punëve të Jashtme
Izret Bajrambashiq – Zëvendësministër i Ministrisë së Komunikacionit Dhe Transporit
Nga Maqedonia:
Nikola Poposki – Ministër i Punëve të Jashtme
Mile Janakieski – Ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit
Nga Shqipëria:
Ditmir Bushati – Ministër i Punëve të Jashtme
Edomond Haxhinasto – Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës
Nga Kosova:
Hashim Thaqi – Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Punëve të Jashtme
Lutfi Zharku – Ministri i Infrastrukturës 
Sigal