Samiti G7 – Shtatë vendet më të fuqishme të botës mblidhen sot në Siçili

764
Shtatë vendet më të fuqishme të botës mblidhen sot në qytetin e Taorminës në ishullin e Sicilisë në Itali për të marrë pjesë në Samitin e G7.

Në një qytet super të blinduar nga masat më të larta të sigurisë që kanë mobilizuar mbi 7000 mijë trupa policorë e ushtarakë, e nën Presidencën e Italisë, krerët e shteteve dhe të qeverive të SHBA, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Japonisë si dhe të përfaqësuesve më të lartë të institucioneve drejtuese të Bashkimit Europian kanë në axhendën e punimeve temat më të rëndësishme të panoramës ndërkombëtare.

I zhvilluar vetëm pak ditë pas atentatit në Manchester, ky Samit, ka në qëndër të vëmëndjes alarmin e rrezikut nga terrorizmi i ISIS me synimin e nënshkrimit nga të gjithë pjesëmarrësit të një deklarate të përbashkët në dokumentin final të tij.

Për dy ditë rresht krerët e 7 vendeve më të industrializuara në botë, do të diskutojmë mbi problematikën e krizës së emigrantëve, si një element destabilizimi global e jo vetëm si një shqetësim rajonal e që duhet përballuar nga të gjitha vendet.

Gjithashtu në tavolinën e punës do të analizohet raporti i grupit të G7 me qeverinë e Moskës, cështja e Libisë, Sirisë, Koresë e Veriut, situata e BE pas Brexit, si dhe tematika të rëndësishme ekonomiko-financiare.

Për herë të parë marrin pjesë në Samitin e vendeve të G7, Presidenit i SHBA Donald Trump, Presidenti francez Emmanuel Macron, Kryeministri italian Paolo Gentiloni si dhe Kryeministrja britanike Theresa May.

Është hera e gjashtë që Italia merr Presidencën e G7. Për herë të parë e ka marrë më vitin 1980 në samitin e G7 mbajtur në qytetin e Venecias.
Sigal