Samiti G7, Obama-Merkel dhe BE shfaqin unitet përballë Rusisë

475
GJERMANI – Presidenti amerikan, Barack Obama, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk shfaqën sot unitetin e tyre përballë Rusisë për çështjen ukrainase në fillim të samitit të G7-s në Gjermani.
Obama përshëndeti miqësinë gjermano-amerikane, ndërkohë që presidenti rus, Vladimir Putin është i munguari i madh i samitit të G7-s në Bavari, përjashtuar nga ky format nga fuqitë induatriale që kur Rusia aneksoi Krimenë në muajin mars 2014.
“Këtë mëngjes, ndërkohë që ne festojmë një prej aleancave më të forta në botë, mesazhi im për popullin gjerman është i thjeshtë: “ne jemi mirënjohës për miqësinë dhe lidershipin tuaj”, deklaroi presidenti amerikan gjatë një fjalimi të shkurtër në fshatin Krun, disa orë para fillimit të samitit të G7-s.
“Është mrekulli që rikthehem në Gjermani për vizitën time të katërt si president”, theksoi ai duke shtuar referencat për “Angela”-n, “partneren dhe miken e tij”.
Më parë, Merkel kishte përshëndetur gjithashtu cilësinë e marrëdhënieve mes dy aleatëve: ” “SHBA-ja është miku ynë edhe pse kemi pasur ndonjëherë mosmarrëveshje”, deklaroi Merkel, pas pritjes së presidentit amerikan, Barack Obama në fshatin Krun, në Bavari, ku do të zhvillohet samiti i G7-s sot dhe nesër.
Zbulimet e Edward Snowden mbi përmasat e programeve amerikane të mbikëqyrjes, veçanërisht zbulimi, në vjeshtë të vitit 2013, i përgjimeve të telefonit celular të kancelares gjermane, kishin shkaktuar tensione të mëdha mes dy vendeve.
Duke nënvizuar përputhjet e shumta të pikëpamjeve mes Berlinit dhe Uashingtonit, Obama këmbënguli në nevojën për t’i bërë ballë agresionit rus në lindje të Ukrainës.
Në mungesë të presidentit rus, Vladimir Putine, ekzekutivi amerikan insistoi në nevojën për të mbajtur sanksionet kundër Moskës, akuzuar për mbështjetje të rebelëbe në lindjen separatiste.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, u kërkoi sot pjesëmarrësve në samitin e G7-s të konfirmonin unitetin e tyre mbi saksionet kundër Rusisë lidhur me rolin e Moskës në krizën ukrainase.
“Qëllimi im është sot, të rikonfirmojmë unitetin tonë mbi politikën e sanksioneve”, deklaroi ai. 
Sigal