Samiti G20, Obama takon Erdoganin, por jo Putinin

541
Presidenti Barak Obama do të takohet me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në samitin e G20, i cili mbahet të dielën dhe të hënën në Antalia të Turqisë. Lajmi është bërë i ditur nga Shtëpia e Bardhë, e cila tha gjithashtu se Obama nuk ka planifikuar asnjë takim zyrtar me presidentitn e Rusisë Vladimir Putin.
Presidenti do të marrë pjesë në një takim bilateral me homologun e tij turk Erdogan. Përpos diskutimeve të samitit, dy udhëheqësit normalisht do të fokusohen edhe në luftën kundër Shtettit Islamik dhe situatën në Siri, ku Turqia është një aleat kritik e saj, u shpreh Ben Rods, zëvendës këshilltari për sigurinë kombëtare në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë.
Kurse vetë këshilltarja e sigurisë Susan Rice tha se pavarësisht se mes Obamës dhe Putin nuk do të ketë një takim zyrtar, ata do të kenë mundësi të diskutojnë gjatë samitit, duke justifikuar mungesën e takimit me kohën e pakët në dispozicion të presidentit amerikan dhe axhendën e tij të ngjeshur në Antalia. Pas samitit të G20, Rice tha se kreu i shtëpisë së bardhë do të udhëtojë për 6 ditë në Azi, në një samit të organizuar mes dy vendeve. Obama do të ndalet në Filipine dhe Malajzi.
Sigal