Një avion charter i kompanisë polake Enter Air nuk ka arritur të zbresë në aeroportin W.A Mozart të Salsburgut për shkak të erës së fortë e cila ka detyruar pilotin të bëjë një manovër sigurie.
Në videon e publikuar në Youtube, mjeti përpiqet të ulet por njëri nga krahët e tij për pak prek tokën.
Piloti kështu është detyruar të ngjitet sërish në qiell për të bërë një zbritje tjetër, këtë herë në Frankfurt.