Rusia thërret zyrtarët shtetëror dhe të afërmit të kthehen në shtetin amë, rrezik lufta botërore

533
Sigal

Gazeta Telegraf/ Rusia ka urdhëruar të gjithë zyrtarët shtetëror dhe të
afërmit që jetojnë jashtë shtetit që të kthehen në vendin e tyre, pas rritjes
së tensioneve dhe nisjes së luftës botërore.

Politikanët dhe figurat e larta
shtetërore thuhet se iu është tërhequr vërejtja nga presidenti Vladimir Putin që
t’i sjellin të dashurit e tyre në shtetin amë, raportojnë mediat ruse.

E kjo vjen pas anulimit të
vizitës së Putin për në Francë dhe rolit të Moskës në konfliktin e Sirisë.

Ish-lideri i Bashkimit Sovjetik.
Mikhail Gorbachev ka tërhequr vërejtjen se bota është në një pikë të
rrezikshme, pas tensioneve mes Rusisë dhe ShBA.

Sipas DailyStar, stafi i
administratës, administratorët regjional, ligjbërësit dhe të punësuarit në të
gjitha nivelet dhe të gjitha ata që punojnë në korporata publike janë urdhëruar
që t’i tërheqin fëmijët e tyre nga shkollat jashtë vendit.