“Rusia si Koreja e Veriut”, çfarë thonë për Putin rivalët e tij pas zgjedhjeve

686
Vladimir Putin është zyrtarisht President i Rusisë dhe u zgjodh me 77% të votave. Por kundërshtarët e tij politikë thonë se niveli i mbështetjes për të nuk e kalon 40%.
Vladimir Putin është akuzuar për vjedhje votash në “zgjedhjet më të pista të bëra ndonjëherë që nga rënia e Shërbimit Sovjetik”.
Kundërshtarët e tij politikë e kanë akuzuar jo vetëm për taktikat e tij të pandershme të ndjekura për fitimin e zgjedhjeve por edhe për përkeqësimin e situatës së vendit.
Këto akuza erdhën edhe pas zbulimit të filmimeve nga kamerat e sigurisë ku dukeshin parregullsi të bëra me kutitë dhe fletët e votimit.
Ultranacionalisti Vladimir Zhirinovsky, i cili doli i treti në renditje, tha: Vjedhja ishte aq e madhe sa në të vërtetë mbështetja reale për Putin nuk do i kalonte 40%
Kandidati komunist dhe i dyti në zgjedhje Pavel Grudinin tha se votimet ishin të pandershme dhe më të parregulltat që Rusia ka parë ndonjëherë që nga kapitullimi i Bashkimit Sovjetik.
“Këtu ndodhi ajo që kisha më shumë frikë. Një person votoi 2 ose më shumë herë dhe këto janë shembuj të cilat u dëshmuan me pamje në disa rajone të Moskës,” u shpreh ai.
Alexei Navalny, që shihej si kërcënimi më i madh për të marrë pushtetin e Putin, u dënua pas thirrjeve të tij për bojkot të zgjedhjeve.
“Në Rusi nuk ka demokraci, këtu nuk ekziston konkurrenca. Kemi vetëm një kandidat. Ai po e shndërron Rusinë në një Kore të Veriut,” u shpreh ai.
Sigal