Rusia shlyen gjithë borxhin e ish-Bashkimit Sovjetik

478
Rusia tha se ka zgjidhur çështjen e borxhit të jashtëm, të trashëguar nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Ministria e Financave tha të martën se Qeveria i ka paguar Bosnje dhe Hercegovinës 125.2 milionë dollarë, të cilat i kanë takuar për shkak të marrëveshjeve tregtare midis ish-Bashkimit Sovjetik dhe ish-Jugosllavisë.

Në deklaratë thuhet se Moska e ka zgjidhur çështjen e borxhit me Bosnjën më 8 gusht, dhe se ky vend ishte kreditori i fundit i Bashkimit Sovjetik, me të cilin çështja e borxheve nuk ishte zgjidhur.

Rusia dhe Bosnja kanë nënshkruar marrëveshjen për pagesën e borxheve në Moskë, në muajin mars.

Rusia ka marrë përsipër gjithë borxhin e jashtëm të Bashkimit Sovjetik pas shpërbërjes së tij në dhjetor të vitit 1991.

Vlera e këtij borxhi ka qenë rreth 70 miliardë dollarë.
Sigal