Rusia rikthen vizat me Turqinë, pas rrëzimit të avionit, Erdogan: Mos luani me zjarrin

413
Acarohen marrëdhëniet mes Rusisë e Turqisë. Agjencia Franceze e Lajmeve deklaron se Rusia ka ndërprerë regjimin pa viza me Turqinë. Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, ndërsa bëhet me dije se ky regjim do të hyjë në fuqi nga 1 janari.
Ndërkaq Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan paralajmëron Rusinë që të mos “luajë me zjarrin”, ndërsa shtoi se ai nuk ka dashur të dëmtojë marrëdhëniet me Moskën. Për mediat këto komente duket se e ndezin më shumë konfliktin mes dy vendeve pas rrëzimit të avionit ushtarak rus nga Turqia, me pretendimin se kishte shkelur hapësirën e saj ajrore në kufirin me Sirinë.
Siç shkruan Reuters, “Rusia ka kërcënuar se do hakmerret ekonomikisht me Ankaranë”.
“Ne shumë sinqerisht rekomandojmë që Rusia të mos luajë me zjarrin,” tha Erdogani para mbështetësve të tij gjatë një fjalimi në Bilecik, në verilindje të Turqisë. “Ne me të vërtetë i japim shumë rëndësi marrëdhënieve tona me Rusinë … Ne nuk duam që këto marrëdhënie të dëmtohen në asnjë mënyrë”,- citohet të ketë thënë më tej Presidenti turk.
Erdogan deklaroi më tej se shpreson të flasë me Presidentin rus, Vladimir Putin në samitin e klimës në Paris, samit që mbahet javën e ardhshme javën. Mësohet gjithashtu se një takim mes tyre një do jetë i mirëpritur nga Shtetet e Bashkuara dhe ato të BE-së. Kjo pasi kanë frikë se zënka mes tyre i ka hutuar si Turqinë ashtu edhe Rusinë të luftojnë ISIS.
Më herët Presidenti rus Vladimir Putin ka pretenduar një falje publike nga ana e Turqisë. Sipas Moskës avioni rus nuk është goditur në hapësirën turke, por në hapësirën siriane. Si pasojë e rrëzimit të avionit, humbi jetën një pilot rus.
Sigal