Rusia propozon një aleancë të re kundër terrorizmit të drejtur nga OKB

523
Një aleancë e re kundër terrorizmit, e drejtuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Është ky propozimi i ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili tha se Kremlini do të ishte mjaft i interesuar që të punonte për krijimin e një bashkimi të tillë.
Deklarata e përfaqësuesit të Moskës erdhi gjatë një takimi me homolgun e tij nga Katari, Khalid Bin Al-Attiah.
“Krijimi i një organizmi special i cili do të luftojë terrorizmin është një nevojë e domosdoshme ndaj Rusia propozon që kjo aleancë të ngrihet dhe të drejtohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Nëpërmjet kësaj ne mund të hetojmë incidente të ndryshe, të ndajme informacionet e shërbimeve sekrete si dhe të mbikqyrim përdorimin e armëve kimike. Kremlini është mjaft i interesuar që një aleancë e tillë të krijohet.”
Më tej, Lavrov tha se Rusia vazhdon t’a shohë me pozitivitet qeverinë e drejtuar nga Bashar al-Assad në Siri, pavarësisht qëndrimit të kundërt të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit. Ai nënvijëzoi se Kremlini po ndërmjetëson një dialog mjaft produktiv midis qeverisë dhe forcave opozitare.
Sigal