Rusia prezanton avionët luftarakë T-50

524
“T-50, avioni luftarak i gjeneratës së pestë të Rusisë, ka përfunduar me sukses sesionin e parë të testeve të fluturimit. Sot është një ngjarje historike, një përfundim paraprak është nënshkruar në shfaqjen ajrore MAKS në fazën e parë të fluturimit të prototipit T-50” – tha komandanti i Forcave të Hapësirës Ajrore, Viktor Bondarev.

Në një intervistë, Dmitry Drozdenko, një ekspert ushtarak, tha se ai ishte shumë i impresionuar nga ajo që avioni T-50 PAK FA kishte demonstruar gjatë ekspozitës ajrore MAKS-2017.

“Kjo është me të vërtetë një ngjarje e re, sepse ne jemi vendi i dytë që nis prodhimin serik të avionëve luftarakë të gjeneratës së pestë. Ajo që demonstroi T-50 në shfaqjen MAKS, veçanërisht në drejtim të manovrimit, është thjeshtë e paparë” – tha Drozdenko.
Sigal