Prestigjozja “The New York Times” ka shkruar sot se Rusia po nxit mosmarrëveshje në Ballkan. Sipas saj, Rusia po ushqen tensione në një zonë që dikur konsiderohej si triumf i diplomacisë amerikane.
“Në Serbi e Kosovë, inatet e vjetra po rishfaqen, teksa rajoni i Ballkanit që ka përjetuar aq shumë vuajtje gjatë shekullit të kaluar, po bëhet përsëri i rrezikshëm. Edhe një herë, Rusia është duke ushqyer tensionet, teksa kërkon të shfrytëzojë situatën politike në një zonë që konsiderohej dikur si një triumf i diplomacisë amerikane, por që tani mbetet një sfidë në rritje e NATO-s dhe Bashkimit Europian”- thuhet në shkrimin e New York Times.