Rusia plan për Sirinë, bie mbështetja për Assad në pushtet

481
Një plan prej shtatë pikash i përgatitur nga Rusia, mund t’a largojë shumë shpejt Presidentin Bashar al-Assad nga pushteti.
Një lajm i tillë është komunikuar nga Vladimir Florov, i cili është një këshilltar për Komunikimin pranë qeverisë.
Në këtë plan, i cili do të prezantohet në takimin e radhës për zgjidhjen e krizës në Siri që mbahet në Gjjenevë, përfshihen këto propozime:
1. Opozita siriane do të ndahet në dy kategori, pasi do të bëhet dallimi midis personave që do të pranojnë të negociojnë me qeverinë dhe atyre që do të vijojnë t’a kundërshtojnë nëpërmjet luftimeve.
2. Midis ushtrisë së regjimit të Assad dhe forcave opozitare që do të pranojnë të diskutojnë do të ketë një armëpushim.
3. Do të ketë negociata me palët opozitare e sidomos me “Ushtrinë e Lirë të Sirisë”. Të burgosurit e këtij grupimi do të përfitojnë një amnisti dhe do të lirohen nga burgu.
4. Rusia do të garantojë mospjesëmarrjen e Assad-it në zgjedhet e ardhshme, por nuk përjashtohet mundësia e nominimit të një personi që mund të vijë nga familja e tij, ose nga rrethi i tij i ngushtë.
5. Të gjitha grupet e armatosura opozitare dhe milicitë pro-iraniane duhet të asimilohen në ushtrinë kombëtare siriane.
6. Rusia do të garantojë një amnisti të plotë për të gjithë rebelet e grupeve të armatosura në rast se opozita nuk do të kërkojë ndjekje penale për Presidentin Assad dhe familjen e tij.
7. Ushtria ruse do të vijojë që të mbetet prezent në Siri, duke u mbikqyrur nga Kombet e Bashkuara, në funksion të implementimit të pikave të marrëveshjes.
Plani i Rusisë pritet ti japë një shtysë zgjidhjes së krizës në Siri, pasi deri tani Presidenti Putin kishte vënë si kusht qëndrimin e Assad në pushtet, duke ngjallur reagimin e ashpër të liderëve të tjerë botërorë,të cilët kërkonin largimin e menjëhershëm të Presidentit sirian.
Mbledhja e rradhës e ndërkombëtarëve mbi zgjidhjen e krizës në Siri do të mbahet në Gjenevë më datë 13 nëntor.
Sigal