Rusia përgjon sistemet kompjuterike Lituanike prej 2 vitesh

538
Sigal

Rusia
akuzohet nga shteti Baltik I Lituanisë për sulme kibernetike ndaj sistemeve
kompjuterike qeveritare për rreth dy vitet e fundit.

Shefi i
sigurisë kibernetike të këtij vendi tha për Reuters se programe përgjuese Ruse
janë zbuluar në kompjuterët qeveritar të paktën që nga 2015-ta dhe janë
identifikuar 20 përpjekje për të infektuar të tjerë këtë vit.

“Programi përgjues i zbuluar ishte
funksional për të paktën një vit e gjysëm përpara se të identifikohej si i
tillë,” tha Rimtaustas Cerniauskas, Drejtor i Qendrës së Sigurisë Kibernetike
në Lituani, raporton Pcë.

Autoritetet Ruse e kanë mohuar çdo
implikim të mundshëm duke i quajtur akuzat qesharake. Frika nga sulmet
kibernetike Ruse është rritur ndjeshëm muajt e fundit sidomos pas ngjarjeve të
ndodhura gjatë zgjedhjeve presidenciale Amerikane ku u hakua Komiteti
Demokratik në SHBA dhe Kremlini është i dyshuari kryesor.

Shërbimet e inteligjencës Lituaneve
në raportin e tyre vjetor shpreheshin se qëllimet e sulmeve kibernetike nga
financiarë janë shndërruar në politikë.