Rusia njeh pavarësinë e Kosovës Vladimir Putin: Njësoj si Krimeja

422
Sigal

Tashmë edhe Rusia e njeh “de fakto” Republikën e Kosovës. Të paktën kështu është nënkuptuar deklarata e presidentit rus Vladimir Putin në një intervistë për televizionin gjerman ARD, ku ai ka krahasuar Krimenë me Kosovën, duke thënë se edhe kjo e fundit ka të drejtë të kërkojë pavarësinë, ashtu siç bëri Kosova.

Gjatë intervistës, Putin theksoi se nuk ka shkelur asnjë ligj ndërkombëtar, madje u shpreh i habitur në lidhje me akuzat e Perëndimit për aneksimin e paligjshëm të Krimesë, e cila ishte pjesë e Ukrainës deri në mars të këtij viti.

“Njerëzit që jetojnë në një territor të caktuar nuk duhet të kërkojnë mendimin e autoriteteve qendrore të shtetit ku ata jetojnë. Ata nuk kanë nevojë për miratim nga autoritetet për të marrë masat e nevojshme për vetëvendosje. Ajo është ndodhi në Krime, nuk ndryshon aspak nga ajo që ka ndodhur në Kosovë, e cila shpalli pavarësinë në mënyrë të njëansme.

Ndërsa në Krime, njerëzit mbajtën një referendum dhe rezultatet e tij ishin mahnitëse. Unë jam thellësisht i bindur që Rusia nuk ka bërë asnjë shkelje të ligjit ndërkombëtar.” Por, ndryshe mendojnë liderët perëndimorë të cilët thonë se Kosova nuk mund të krahasohet me rastin e Krimesë, pasi mbi të është ushtruar genocid nga ana serbe.

Ndrësa sa i takon situatës në Ukrainë, lideri rus shtoi se perëndimi nuk duhet të presë që Rusia të zgjidhë krizën atje, por në vend të saj të përpiqet të ndikojë politikat ekstreme të aleatëve të saj në Kiev.